SHBA armatime drejt Ukrainës
(last modified Tue, 25 Jul 2017 17:40:04 GMT )
Korrik 25, 2017 19:40 Europe/Tirane
  • SHBA armatime drejt Ukrainës

Në një kohë kur situata në Ukrainën lindore vijon të mbetet e tensionuar, ShBA po konsideron idenë e dërgimit të armatimeve për ushtrinë ukrainase me qëllim që të ndihmojë këtë të fundit në përballjet me separatistët rusë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, ky nuk përbën një veprim provokativ, por synon që të ndryshojë pikëpamjet e Rusisë mbi Ukrainën. Shtetet e Bashkuara janë duke e konsideruar në mënyrë aktive idenë e dërgimit të armatimeve në Ukrainë, me qëllim që të ndihmojnë ushtrinë vendase në përballjet me rebelët që mbështeten nga Rusia. Lajmi është përcjellë nga përfaqësuesi i ri i ShBA-së në Kiev, Kurt Volker, i cili në një prononcim të fundit për mediat deklaroi se kjo nuk përbën një lëvizje provokative, por një mënyrë për të ndryshuar qëndrimet e deritanishme të Moskës. Zyrtari i Uashingtonit tha gjithashtu se është diskutuar ideja e pajisjes së ushtrisë ukrainase me armë mbrojtëse me qëllim që të ruhet integriteti territorial dhe të shmangen rreziqet e jashtme. Volker i quajti edhe njëherë agresive veprimet e Rusisë, dhe theksoi se në këto momente është shumë e rëndësishme që të zbatohet marrëveshja për armëpushim, si rruga e vetme për të dialoguar.

 

Tags