Kërcënohet me shfarosje Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56130-kërcënohet_me_shfarosje_amerika
Koreja e Veriut kërcënoi Shtetet e Bashkuara me sulme bërthamor në “zemër” të saj nëse Uashingtoni përpiqet që të rrëzojë liderin suprem të vendit, Kim Jong Un. Deklarata e fortë, por e përsëritur e Penianit, erdhi pas komenteve të shefit të CIA-s, Mike Pompeo se administrata e Trump duhet të gjejë një mënyrë për ta ndarë Kim nga materialet e tij nukleare në rritje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2017 15:31 Europe/Tirane
  • Kërcënohet me shfarosje Amerika

Koreja e Veriut kërcënoi Shtetet e Bashkuara me sulme bërthamor në “zemër” të saj nëse Uashingtoni përpiqet që të rrëzojë liderin suprem të vendit, Kim Jong Un. Deklarata e fortë, por e përsëritur e Penianit, erdhi pas komenteve të shefit të CIA-s, Mike Pompeo se administrata e Trump duhet të gjejë një mënyrë për ta ndarë Kim nga materialet e tij nukleare në rritje.

 “Shpresoj të gjejmë një mënyrë për ta shkëputur regjimin nga sistemi. Jam i sigurtë se dhe populli koreano-verior e dëshiron largimin e tij”, ishin fjalët e Pompeos.   Por Ministria e Jashtme e shtetit komunist reagoi menjëherë duke kujtuar se Koreja e Veriut vlerëson se po t’i “kërcënohet dinjiteti i saj suprem, atëherë do t‘i duhet të shfarosë shtete dhe etnitetet e përfshira në këtë përpjekje duke përdorur te gjitha armët e mundshme, përfshirë ato atomike”. Paralajmërimi i saj vjen në kohën kur komuniteti amerikan i inteligjencës doli në përfundimin se Peniani e ka përshpejtuar programin e tij të raketave balistike ndërkontinentale, ndërsa Washington Post shkruan se brenda 2018-s, Kim Jong Un do të ketë raketa me kapacitet bërthamor.