Rusia dërgon ndihma humanitare në lindje të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56162-rusia_dërgon_ndihma_humanitare_në_lindje_të_ukrainës
Qeveria ruse ka dërguar ndihma humanitare në lindje të Ukrainës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2017 06:42 Europe/Tirane
  • Rusia dërgon ndihma humanitare në lindje të Ukrainës

Qeveria ruse ka dërguar ndihma humanitare në lindje të Ukrainës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sputnik sipas të cilës qeveria ruse ka dërguar karvanin e 67-të me 600 ton ndihma humanitare me ushqime dhe medikamente, mjete ndërtimi dhe libra shkollorë për zonat në lindje të Ukrainës. Karvani shoqërohet edhe nga një ekip mjekësh dhe infermierësh për tu ardhur në ndihmë personave në nevojë në rajonin Dunbas. Ukraina përballet me problemet e grushtit të shtetit kundër Viktor Janukovic në vitin 2014, të cilat deri më sot kanë lënë 10 mijë persona të vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë të plagosur.