Rusia emëron përfaqësuesin e ri në OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56172-rusia_emëron_përfaqësuesin_e_ri_në_okb
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, emëroi të enjten përfaqësuesin e ri rus në Kombet e Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2017 11:29 Europe/Tirane
  • Rusia emëron përfaqësuesin e ri në OKB

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, emëroi të enjten përfaqësuesin e ri rus në Kombet e Bashkuara.

Me dekret të Putinit, Vasily Nebenzya do të jetë i dërguar i Moskës në OKB. Nebenzya ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Jashtëm për të marrë detyrën e re. Pozita e përfaqësuesit rus në OKB i është dhënë përkohësisht Pyotr Ilyichyovit, pas vdekjes së papritur të Vitaly Churkinit në Nju Jork, në muajin shkurt. Churkin ka shërbyer si i dërguar i Rusisë në OKB qysh në vitin 2006, pasi ka pasuar ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.