Paralajmërimi i fundit, BE e shqetësuar për hapat e Polonisë
Bashkimi Europian i ka lëshuar Polonisë paralajmërimin e fundit: nëse nuk zmbrapset nga planet e saj të reformës së shumëdiskutueshme të Gjyqësorit, Komisioni Europian është gati për luftë politike.
Edhe pse blloku ende nuk e ka lëshuar bombën atomike politike siç njihen ndryshe sanksionet e rënda kundër një vendi anëtar, durimi i tij po soset. Në Poloni, diçka u bë, sqaroi zëvendëspresidenti i KE-së, Frans Timmermans, duke iu referuar refuzimit të presidentit Andrzej Duda për të ndaluar me veton e tij dy nga katër ligjet që parashikojnë lëvizje të forta siç është zëvendësimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë me persona të përzgjedhur nga qeveria. Por nëse ky ligj do të arrijë të hyjë në fuqi e të çojë në shkarkimin e shefit të drejtësisë, BE-ja ai nuk do të ngurrojë të përdorë në “çdo kohë” nenin 7, i paaplikuar ndonjëherë më parë deri tani.