Rusia urdhëron pakësimin e stafit të ambasadës së SHBA në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56238-rusia_urdhëron_pakësimin_e_stafit_të_ambasadës_së_shba_në_moskë
Moska i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të zvogëlojnë stafin diplomatik në Rusi deri në 455 persona dhe po ndalon gjithashtu përdorimin e ambienteve të magazinimit, sipas Ministrisë së Jashtme ruse.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 28, 2017 22:10 Europe/Tirane
  • Rusia urdhëron pakësimin e stafit të ambasadës së SHBA në Moskë

Moska i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të zvogëlojnë stafin diplomatik në Rusi deri në 455 persona dhe po ndalon gjithashtu përdorimin e ambienteve të magazinimit, sipas Ministrisë së Jashtme ruse.

Masa e hakmarrjes vjen pasi Kongresi amerikan ka miratuar sanksionet e reja kundër Rusisë. “Pala ruse po pezullon përdorimin e të gjitha objekteve të magazinimit në Rrugën Dorozhnaya në Moskë dhe një vilë në Serebryaniy Bor nga Ambasada e SHBA në Rusi që nga 1 gushti”, tha ministria në një deklaratë.