SHBA, tjetër bazë ushtarake në Korenë e Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56282-shba_tjetër_bazë_ushtarake_në_korenë_e_jugut
Ndërsa Koreja e Veriut ka intensifikuar testet balistike, Shtetet e Bashkuara kanë hapur një bazë të re ushtarake në Korenë e Jugut. Bëhet fjalë për një “qytet të vogël” amerikan që ka kushtuar 11 miliardë dollarë, i pajisur mes të tjerash me 4 shkolla, 5 kisha, dyqane të markës “Taco Bell” dhe “Burger King”.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 29, 2017 19:57 Europe/Tirane
  • SHBA, tjetër bazë ushtarake në Korenë e Jugut

Ndërsa Koreja e Veriut ka intensifikuar testet balistike, Shtetet e Bashkuara kanë hapur një bazë të re ushtarake në Korenë e Jugut. Bëhet fjalë për një “qytet të vogël” amerikan që ka kushtuar 11 miliardë dollarë, i pajisur mes të tjerash me 4 shkolla, 5 kisha, dyqane të markës “Taco Bell” dhe “Burger King”.  

“E kemi ngritur nga hiçi. Punimet do të përfundojnë në vitin 2021”, ka deklaruar kolonel Scott W. Mueller, komandant i garnizonit Camp Humphreys.  Baza në fjalë është një ndër projektet më të mëdha të infrastrukturës ushtarake jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara.  Sipas “Washington Post”, ky projekt është realizimi i një dëshire të hershme të ushtrisë amerikane për të spostuar selinë qendrore të tyre jashtë Seulit.