Bombarduesit supersonik amerikan fluturojnë mbi Kore
Dy bombardues supersonik B-1B amerikan fluturuan mbi gadishullin amerikan të dielën, duke demonstruar një shfaqje force.
Fluturimi vjen ndërkohë që marrëdhënie mes Uashingtonit dhe Phenianit janë acaruar, pasi Koreja e Veriut testoi një tjetër raketë balistike ndërkontinentalë (ICBM). Prova u krye të premten dhe thuhet se raketa është e gatshme të godasë Shtetet e Bashkuara. Fluturimi i B-1B ishte në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj testit të raketave dhe nisjes së mëparshme të 3 korrikut të raketës “Hwansong-14”, thuhet në deklaratën e përbashkët të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut. Bombarduesit u larguan nga një bazë ajrore amerikane në Guam, dhe u bashkuan me avionë luftarakë japonezë dhe të Koresë së Jugut gjatë demonstrimit, sipas deklaratës. “Koreja e Veriut mbetet kërcënimi më urgjent për stabilitetin rajonal”, tha komandanti i Forcave Ajrore të Paqësorit, gjenerali Terrence J. O’Shaughnessy. “Nëse thirret, ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi me forcë të shpejtë, vdekjeprurëse dhe dërrmuese”.