Gjermania kundërshton ashpër sanksionet e SHBA kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56398-gjermania_kundërshton_ashpër_sanksionet_e_shba_kundër_rusisë
Gjermania thotë se sanksionet e reja të propozuara nga ligjvënësit amerikanë kundër Rusisë janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe i ka kërkuar Bashkimit Evropian të kundërshtojnë këto sanksionet të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në bizneset evropiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 31, 2017 17:19 Europe/Tirane
  • Gjermania kundërshton ashpër sanksionet e SHBA kundër Rusisë

Gjermania thotë se sanksionet e reja të propozuara nga ligjvënësit amerikanë kundër Rusisë janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe i ka kërkuar Bashkimit Evropian të kundërshtojnë këto sanksionet të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në bizneset evropiane.

Brigitte Zypries, ministrja gjermane e ekonomisë, i tha gazetës Funke Mediengruppe të hënën se Berlini i konsideron sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga kongresmenët e SHBA-së " kundër të drejtës ndërkombëtare". Udhëheqësit dhe biznesmenët gjermanë kanë shprehur shqetësime se masat e reja të SHBA-së mund të parandalojnë kompanitë gjermane që të punojnë në projektet e tubacionit që konsiderohen thelbësore për sigurinë energjetike të vendit.