Largimi i avionëve gjermanë nga baza ajrore turke Inxhirlik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56450-largimi_i_avionëve_gjermanë_nga_baza_ajrore_turke_inxhirlik
Avionët gjermanë të tipit Tornado janë larguar nga baza ajrore turke Inxhirlik. Ministria e mbrojtjes e Gjermanisë ka njoftuar se avionët e fundit gjermanë të tipit Tornado të hënën janë larguar nga baza Inxhirlik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 01, 2017 15:27 Europe/Tirane
  • Largimi i avionëve gjermanë nga baza ajrore turke Inxhirlik

Avionët gjermanë të tipit Tornado janë larguar nga baza ajrore turke Inxhirlik. Ministria e mbrojtjes e Gjermanisë ka njoftuar se avionët e fundit gjermanë të tipit Tornado të hënën janë larguar nga baza Inxhirlik.

Qeveria gjermane në muajin qershor për shkak të mosmarrëveshjeve me Ankaranë në lidhje me moslejimin e deputetëve gjermanë të vizitojnë forcat e ushtrisë gjermane në bazën Inxhirlik, në jug të Turqisë, ka njoftuar se avionët e saj do t’i transferojë në një bazë ushtarake në Jordani.