OKB vlerëson grupin Hashd Sha’abi në luftën kundër ISIS në Irak
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Irakun afirmoi dhe vlerësoi rolin e forcave popullore irakiane, Hashd al-Sha'abi, në çlirimin e qyteteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve të Irakut, në luftën kundër grupit terrorist ISIS.
Sipas Al-Alam, Jan Kubish gjatë takimit me sheikun Qais Khazali, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes irakiane "Asa'ib al-Hak", u kujtoi grupeve të lidhura me Hashd al-Sha'abin se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së njohin rolin e forcave të popullore irakiane në çlirimin e qyteteve të pushtuara nga ISIS dhe vlerësojnë mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Irakut. Sheiku Qais Khazali, duke theksuar se Hashd al-Sha'abi është një mbështetës i popullit irakian, shprehu gjithashtu shpresën se së shpejti të gjitha territoret e vendit do të çlirohen nga pushtimi i ISIS-it. Parlamenti i Irakut më 26 nëntor 2016, me shumicën e votave, Hashd al-Sha'abin e quajti pjesë zyrtare e Forcave të Armatosura të Irakut. Hashd al-Sha'abi është një forcë popullore e mobilizuar me kërkesë të Ajetollah Sistanit, një prej klerikëve të njohur të Irakut. Qyteti Mosul u pushtua nga ISIS në vitin 2014. Prania e gjerë e popullit, sidomos e të rinjve irakianë, së bashku me ushtrinë në formën e mobilizimit popullor, dyfishuan aftësinë ushtarake të Irakut dhe rezultati i saj ishte çlirimi i zonave strategjike të Irakut, përfshirë Mosulin, nga pushtimi i ISIS-it. Forcat popullore irakiane Hashd al-Sha'abi, të cilat kanë luajtur një rol kryesor në luftën kundër ISIS në Irak, kanë theksuar se çlirimi i qytetit të vjetër të Mosulit shënon fundin e kalifatit fals të terroristëve të ISIS dhe njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut shpallin para gjithë botës fitoren mbi terrorizmin takfirist. Hashd al-Sha'abi njihet si një institucion legjitim në Irak që ka detyra të përcaktuara. Në bazë të ligjit, Hashd al-Sha'abi është plotësisht nën urdhrat e komandës së përgjithshme të forcave të armatosura të Irakut. Megjithëse deputetët e Parlamentit të Irakut më 26 Nëntor 2016, miratuan me shumicë votash ligjin për forcat popullore Hashd al-Sha'abi duke i shpallur ato si një institucion legjitim, disa kundërshtarë të jashtëm e të brendshëm të qeverisë së Irakut, mes tyre Amerika e akuzuan Hashd al-Sha'abin për sektarizëm. Shkak për shfaqjen e të tilla akuzave, janë bërë fitoret e Hashd al-Sha'abit në luftën kundër grupeve terroriste në Irak. Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut u krijuan me dekretin e Ajetollah Sistanit, klerikut të lartë shi’it të Irakut, pasi në qershor 2014, ISIS pushtoi territore të shumta të Irakut. Këto forca përfshijnë dhjetëra mijëra luftëtarë shi’itë, sunitë, kurdë, izedi dhe të krishterë irakianë. Megjithatë legalizimi i Hashd al-Sha'abit dhe përfshirja e tij në strukturën e sigurisë së Irakut ka ndikim të rëndësishëm në suksesin e këtyre forcave dhe në luftën e Irakut kundër terrorizmit. Këtë e tregoi edhe fitorja e ushtrisë dhe të forcave popullore Hashd al-Sha'abi në luftën kundër ISIS dhe çlirimin e qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva në Irak.