Amerika teston një raketë ndërkontinentale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56480-amerika_teston_një_raketë_ndërkontinentale
Ushtria amerikane sot do të testojë një raketë ndërkontinentale e cila do të lëshohet nga baza ajrore e saj në Kaliforni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2017 03:39 Europe/Tirane
  • Amerika teston një raketë ndërkontinentale

Ushtria amerikane sot do të testojë një raketë ndërkontinentale e cila do të lëshohet nga baza ajrore e saj në Kaliforni.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia NBC News sipas të cilës raketa ndërkontinentale ICBM do të lëshohet nga baza ajrore e ushtrisë amerikane në Kaliforni. Raketa do të lëshohet në orën 6:01 deri në orën 12:01. Komanda botërore e forcave ajrore amerikane me anë të një deklarate njoftoi se qëllimi i testimit të kësaj rakete është konfirmim i kredibilietit, testimi i funksionimit dhe testimi i gatishmërisë ushtarake dhe i precizonit të sistemeve raketore. Vlen të theksohet se javën e kaluar edhe Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale. Sara Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë sa i përket mundësisë së një ndërhyrjeje ushtarake të Amerikës në Korenë e Veriut ka thënë se të gjitha opsionet janë në tryezë, mirëpo qeveria amerikane nuk e bën publike vendimin konkret të saj.