Vendimmarrja e parlamentit brazilian mbi presidentin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56538-vendimmarrja_e_parlamentit_brazilian_mbi_presidentin
Përfaqësuesit e parlamentit brazilian do të vendosin për çështjen e pezullimit të presidentit të vendit.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Gusht 03, 2017 07:00 Europe/Tirane
  • Vendimmarrja e parlamentit brazilian mbi presidentin

Përfaqësuesit e parlamentit brazilian do të vendosin për çështjen e pezullimit të presidentit të vendit.

Sipas kanalit televiziv France 24 përfaqësuesit e parlamentit brazilian sot (të enjten) do të vendosin për pezullimin apo jo të detyrës së presidentit Michel Tamer sipas urdhrit të kryetarit të Gjykatës Supreme, mbi akuzat për korrupsion dhe ryshfet. Sipas raportit, dy të tretat e parlamentarëve brazilianë duhet të konfirmojë akuzën kundër "Michel Tamer" i akuzuar për korrupsion, në mënyrë që të apelohet në Gjykatën Supreme të Brazilit. Thuhet se presidenti brazilian, për gjashtë muaj është lënë mënjanë nga pushteti. Shumë zyrtarë brazilianë janë akuzuar për korrupsion në muajt e fundit. Dilma Rousseff dhe Louise Inacio Lula da Silva, ish presidentë të Brazilit, gjithashtu duhet të paraqiten në gjykatë për akuzat për korrupsion.