Amerikanëve u ndalohet udhëtimi në Korenë e Veriut
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë një urdhëresë për ndalimin e shtetasve të tyre të udhëtojnë në Korenë e Veriut, pas vdekjes së një shtetasi amerikan i cili u burgos në vendin aziatik mbi akuzat e spiunazhit.
Masa u njoftua të mërkurën pasi zyrtarët amerikanë thanë se rreziku i arrestimit nga zyrtarët e Koresë së Veriut paraqit "rrezik të afërt për sigurinë fizike" të shtetasve amerikanë. Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 shtator. "Të gjitha pasaportat e Shteteve të Bashkuara shpallen të pavlefshme për të udhëtuar në, ose nëpërmjet Republikës Demokratike Popullore të Koresë përveç nëse nuk është vërtetuar posaçërisht për udhëtime të tilla", thuhet në urdhëresën e publikuar në Regjistrin Federal të qeverisë amerikane.