Optimizmi për Trump bie më shumë mes votuesve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56666-optimizmi_për_trump_bie_më_shumë_mes_votuesve
Janë mbushur gjashtë muaj qëkur Donald Trump u bë presidenti i SHBA dhe optimizmi mbështetësve të tij, por edhe votuesve amerikanë në përgjithësi, po venitet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2017 14:26 Europe/Tirane
  • Optimizmi për Trump bie më shumë mes votuesve

Janë mbushur gjashtë muaj qëkur Donald Trump u bë presidenti i SHBA dhe optimizmi mbështetësve të tij, por edhe votuesve amerikanë në përgjithësi, po venitet.

Pas fitores surprizë të Trump në nëntor, 6 në10 amerikanë ishin optimistë për presidencën e tij, por tashmë kjo shifër është vetëm 4, të paktën sipas një sondazhi të universitetit “Quinnipiac”. Shumica e votuesve, ose 53% thonë se tashëm janë pesimistë për presidencën Trump. Grupet që mbështetën fuqishëm miliarderin në zgjedhje nuk kanë imunitet nga ky trend dhe optimizmi i tyre po zbehet me shpejtësi. Në mars, 96% e votuesve republikanë ishin optimistë për Trump, shifër që tashmë është ulur në 84%, ndërsa një në 6 republikanë thonë se janë pesimistë për të ardhmen. Por kjo nuk është rënia më e ndjeshme, e cila ka ndodhur mes qytetarëve të bardhë pa diplomë shkolle të lartë, një grup që i dha fitoren e papritur Trumpit në shtete si Micigani dhe Pensilvania. 74% e këtij grupi ishte optimist për Trumpin në nëntor, ndërsa tani kjo shifër është 51%. Që prej nëntorit të shkuar, optimizmi ka rënë nga 65 në 45% mes njerëzve të bardhë në përgjithësi dhe akoma më dramatikisht mes femrave, tek ët cilat 6 në 10 thonë që janë pesimiste për presidencën Trump.