Lëvizja amerikane për zgjidhjen e krizës së Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56812-lëvizja_amerikane_për_zgjidhjen_e_krizës_së_katarit
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dërgimin e dy përfaqësuesve të tij në rajon për zgjidhjen e krizës së Katarit dhe vendeve arabe.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Gusht 08, 2017 03:32 Europe/Tirane
  • Lëvizja amerikane për zgjidhjen e krizës së Katarit

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dërgimin e dy përfaqësuesve të tij në rajon për zgjidhjen e krizës së Katarit dhe vendeve arabe.

Sipas një njoftimi të Pars Today, një prej zyrtarëve të DASH njoftoi se në rajon do të dërgohen dy përfaqësues amerikan për të analizuar procesin e zgjidhjes së krizës së krijuar mes Katarit dhe vendeve arabe. Një zyrtar në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë anonime, tha se Timothy Linerking, zëvendës asissteni i sekretarit amerikan të shtetit dhe Anthony Zeiney, gjeneral në pension i marinës së Shteteve të Bashkuar, këtë javë kanë shkuar në rajon për të folur me palët relevante për të mbështetur përpjekjet e ndërmjetësimit të qeverisë së Kuvajtit, për zgjidhjen e krizës në Gjirin Persik ". Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit i SHBA Rex Tillerson njoftoi për misionin e Zaney dhe Linerking. Tillerson udhëtoi kohët e fundit në disa vende arabe në Gjirin Persik për të zgjidhur krizën e Katarit, por përpjekjet e tij ishin të kota. Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti e akuzojnë Katarin për financimin e grupeve ekstremiste dhe terroriste dhe dy muaj më parë Katarit i kanë imponuar sanksione. Megjithatë, katër vendet arabe kanë vendosur kushte për Katarin për rivendosjen e marrëdhënieve, duke përfshirë uljen e marrëdhënieve me Iranin, mbylljen e bazës ushtarake turke dhe mbylljen e rrjetit Al Jazeera të lajmeve.