OKB kërkon vazhdimin e hetimeve në Siri
(last modified Tue, 08 Aug 2017 16:53:44 GMT )
Gusht 08, 2017 18:53 Europe/Tirane
  • OKB kërkon vazhdimin e hetimeve në Siri

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar vazhdimin e procesit të hetimeve mbi krimet e luftës në Siri.

Antonio Guters duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të Carla Del Ponte, kërkoi që komisioni hetimor i OKB për analizimin e krimeve të luftës në Siri, të vazhdojë punën e vet. Më herët Carla Del Ponte, një nga tre anëtarët e Komisionit të OKB-së mbi Sirinë, njoftoi synimin e saj për të dhënë dorëheqjen dhe motivi kryesor për një vendim të tillë ishte mungesa e mbështetjes politike nga Këshilli i Sigurimit për kolegët e saj dhe të misionit vëzhgues, një çështje që në fakt e bën të pamundur marrjen e rezultatit të punës së misionit. Del Ponte, 70 vjeç, e cili ka një eksperiencë të gjerë në studimet e krimeve të luftës në Ruandë dhe Jugosllavi, tha: "Largohem nga misioni, i cili nuk ka vullnet politik dhe përderisa Këshilli i Sigurimit nuk bën asgjë unë gjithashtu nuk kam asnjë pushtet. Ne jemi  të paaftë dhe për Sirinë nuk ka drejtësi. Misioni i Kërkimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë u ngrit në vitin 2011 për t'u marrë me shkeljet e të drejtave të njeriut nga secila palë, megjithatë, deri më tani, Këshilli i Sigurimit nuk ka qenë i gatshëm të merret me krimet e kryera gjatë gjashtë viteve e gjysmë luftë në Siri. Në vitin 2013, Del Ponte shokoi qeveritë perëndimore duke thënë se Kombet e Bashkuara po dyshojnë se kryengritësit sirianë kanë përdorur gazin helmues sarin për shtypjen e popullatës civile në Siri.

Tags