Koreja reagon ndaj deklaratave dhe paralajmërimeve të Trump
(last modified Wed, 09 Aug 2017 06:09:57 GMT )
Gusht 09, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • Koreja reagon ndaj deklaratave dhe paralajmërimeve të Trump

Duke reaguar ndaj deklaratave dhe paralajmërimeve të Donald Trump, Koreja e Veriut ka deklaruar se është duke analizuar një sulm me raketa në një zonë pranë bazës ushtarake amerikane në ishullin Guam.

Më herët presidenti amerikan Donald Trump përmes një deklarate të tij ka kërcënuar  përsëri Korenë e Veriut. Këtë herë, presidenti amerikan, nuk ka mundur të përmbahet, duke tejkaluar çdo parashikim, pas testeve bërthamore të Koresë së Veriut, që Amerika, i ka interpretuar si presion e kërcënim. “Koreja e Veriut nuk mund te kërcënojë me SHBA-në, ata do të përballen me zjarr e tërbim që bota nuk ka pasur mundësi t’i shohë kurrë më parë. Sinqerisht ,ata do te përballen me zjarr , tërbim e fuqi.” Vetëm 24 orë më parë, Koreja e Veriut, iu kundërpërgjigj ashpër, asaj që e cilësoi komplot i urryer i SHBA-se për të izoluar Phenanin. Autoritetet e shtetit komunist, premtuan se hakmarrja e tyre do te ishte 1.000 here me e madhe. Në një komunikate për shtyp, shteti komunist thekson se masat e Kombeve te Bashkuara nuk do ta detyrojnë vendin të bëjë lëshime mbi programin e tij bërthamor. Tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm në gadishullin korean gjate muajve të fundit, mes testeve te vazhdueshme bërthamore. Këshilli i Sigurimit votoi te shtunën për vendosjen e sanksioneve te reja ndaj Phenianit.

Tags