Reali fiton Superkupën, mposht 2-1 Manchester United në Shkup
Reali i Madridit fitoi trofeun e parë sezonal pas një ndeshjeje emocionuese në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, që detyroi trajnerin Mourinho të vuante disfatën ndaj ish-ekipit të tij.
Beteja mes dy klubeve më të vlefshme në futbollin botëror u mbyll 2-1 në dëm të “Manchester United përballë 33 mijë spektatorëve në kryeqytetin maqedonas që admiruan sfidën e parë të vërtetë të këtij sezoni.Casemiro i dha epërsinë formacionit “merenges” pas një topi të artë të të Carvajal që u finalizua në një pozicion të vështirë në kuadratin e De Gea. Në fraksionin e dytë Reali i Madridit krijoi një avantazh më komod, këtë radhë me mesfushorin Isco që finalizoi më së miri një trekëndësh me Bale në zonën e anglezëve. Finalja e Superkupës u rihap pas golit të Lukaku që ishte në kohën e duhur në vendin e duhur për të ngushtuar diferencën.