Gjendje gatishmërie në Havai
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57004-gjendje_gatishmërie_në_havai
Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara janë vënë në gatishmëri për sulmin e supozuar bërthamor të Koresë së Veriut në Havai.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Gusht 11, 2017 06:52 Europe/Tirane
  • Gjendje gatishmërie në Havai

Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara janë vënë në gatishmëri për sulmin e supozuar bërthamor të Koresë së Veriut në Havai.

Zyrtarët amerikanë kanë përgatitur sistemet e alarmit në pjesë të ndryshme të bazës Haëai, duke i bërë thirrje popullit të shtetit të jetë i përgatitur për të strehuar në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut. Forcat ushtarake amerikane kanë parashikuar evakuim të  popullsisë në Hava. Madeleine Bordallo, përfaqësuese e rajonit Guam në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, tha se kjo është një çështje shqetësuese në përgjigje të konfliktit dhe tensioneve midis Uashingtonit dhe Phenianit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, këtë javë, ndryshe nga konventa diplomatike, kërcënoi Korenë e Veriut me një zjarr dhe një tërbim që bota kurrë nuk e kishte parë më parë. Koreja e Veriut njoftoi gjithashtu se planifikon një sulm raketor në Guam të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.