Greva e punonjësve të sigurisë në Barcelonë
Punonjësit e sigurisë në Barcelonë janë futur në grevë urie.
Kriza e emigrantëve ka çuar punonjësit e sigurisë të futen në grevë me kërkesën për të rritur pagën e tyre me 18%. Tre herë më shumë emigrantë kanë mbërritur në Spanjë deri më tani krahasuar me të njëjtën periudhë në 2016, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigrimit. Deri më tani Spanja numëron 11,849 emigrantë të ardhur krahasuar me 13,246 në total të një viti më parë. Kjo do të thotë se numri i të sapoardhurve përmes detit në Spanjë së shpejti mund të tejkalojë edhe Greqinë, që regjistron 11,713 emigrantë të ardhur në këtë mënyrë. Kjo zhvendosje ka gjasa të ketë ndodhur për shkak të perceptimit të emigrantëve, se rruga spanjolle është më e sigurt. Vetëm një ditë më parë, rojat bregdetare spanjolle në Spanjën jugore deklaruan se 10 persona ishin shpëtuar në brigjet e Tarifas. Ndërkohë, rreth 30 emigrantë mbërritën po në brigjet spanjolle të mërkurën. Më herët gjatë vitit, mijëra protestues i kërkuan qeverisë spanjolle të lejonte hyrjen në vend të personave nga zona të përfshira në luftë.