Kina paralajmëron ashpër Amerikën
Ministria kineze e tregtisë si dhe institucione dhe media tjera në Kinë e kanë paralajmëruar SHBA në lidhje me fillimin e luftës tregtare me këtë vend.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ky paralajmërim vjen në kohën kur Donald Trump, president i SHBA, të hënën nënshkroi një dokument, i cili vështirëson kushtet për prodhimet kineze. Me rastin e nënshkrimit të këtij dokumenti, përfaqësia tregtare e Amerikës do të shqyrtojë politikat dhe strategjitë tregtare të Kinës. Këto politika dhe strategji të Kinës sipas Amerikës shkelin ligjet tregtare të Uashingtonit dhe me këtë rast, Amerika do të vështirësojë kushtet në lidhje me prodhimet kineze. Për këtë arsye, të gjitha mediat kineze në mënyrë të njëanshme të dielën me publikimin e raporteve në lidhje, këtë veprim e kanë quajtur të rrezikshëm, ku uebsajti ‘China Daily’ dhe agjencia e lajmeve ‘Shinhua’, kanë raportuar se ky veprim mund të shkaktojë fillimin e një lufte tregtare midis dy vendeve.