Trump përgëzon Kim Jong-Un
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57298-trump_përgëzon_kim_jong_un
Presidenti amerikan Donald Trump ka përgëzuar liderin e Koresë Veriore Kim Jong-Un, duke thënë se ka marrë një vendim të fortë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 16, 2017 14:45 Europe/Tirane
  • Trump përgëzon Kim Jong-Un

Presidenti amerikan Donald Trump ka përgëzuar liderin e Koresë Veriore Kim Jong-Un, duke thënë se ka marrë një vendim të fortë.

Trump tha se lideri koreanoverior ka sjellë një vendim shumë të arsyeshëm, duke shtyrë lansimin e raketave në drejtim të territorit amerikan Guam, gjë e cila shtoi tensionet ndërmjet dy vendeve dhe shtoi frikën nga një konflikt i mundshëm ushtarak. “Alternativa do të ishte e papranueshme dhe katastrofale”, ka thënë  Trump. Ndryshe, presidenti amerikan deklaroi më herët se SHBA-të do të përgjigjen me zjarr dhe zemërim kundër Koresë Veriore, nëse kjo e fundit do të shkrepte raketat e rangut të mesëm, të parapara të godisnin në afërsi të ishullit Guam.