Shtyhen negociatat e paqes për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57368-shtyhen_negociatat_e_paqes_për_sirinë
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë ka shtyrë bisedimet me grupet e opozitës siriane të planifikuara për javën e ardhshme në Gjenevë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 17, 2017 19:50 Europe/Tirane
  • Shtyhen negociatat e paqes për Sirinë

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë ka shtyrë bisedimet me grupet e opozitës siriane të planifikuara për javën e ardhshme në Gjenevë.

Sipas kanalit televiziv Al Hadis, Stefan de Mistura, i dërguari i posaçëm i OKB për Sirinë, të enjten në një konferencë me gazetarë në Gjenevë, ka thënë se negociatat në lidhje me krizën në Siri të paraparë të mbaheshin në fund të muajit gusht në Astana të Kazakistanit, do të shtyhen për në tetor. Ai ka thënë se në këtë muaj do të mbahet një takim i opozitarëve sirianë, ndërkaq janë duke vazhduar negociatat serioze midis negociatorëve të lartë, koalicionit të Kajros dhe koalicionit të Moskës. Kombet e Bashkuara shpresojnë se gjatë muajit tetor apo nëntor të zhvillohen “negociata serioze”, në mes të qeverisë siriane dhe opozitës, e cila ende nuk është e bashkuar, ka thënë i dërguari special i OKB-së, për Sirinë, Stefan de Mistura.