Erdogan: Mos e votoni Angela Merkel
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57408-erdogan_mos_e_votoni_angela_merkel
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian – Demokrate dhe aleatët e saj, janë armiq të Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 18, 2017 13:41 Europe/Tirane
  • Erdogan: Mos e votoni Angela Merkel

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian – Demokrate dhe aleatët e saj, janë armiq të Turqisë.

Kështu, Erdogan u ka bërë thirrje votuesve turq në këtë vend, që të mos i votojnë ata, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. “Po ju bëj thirrje të gjithë bashkëvendasve të mi në Gjermani, Kristian- Demokratët, SDP, Partia e Gjelbër, të gjithë janë armiq të Turqisë. Mbështetni partitë politike që nuk janë armike të Turqisë”, ka thënë ndër të tjera Erdogan. Deklaratat e presidentit turk bëhen në një kohë kur marrëdhëniet Berlin-Ankara karakterizohen nga tensione dhe mosmarrëveshje të shumta.