Trump shkarkon shefin politik Steve Bannon
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka shkarkuar, Steve Bannon, nga pozita e shefit politik.
“Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe Steve Bannon, janë pajtuar bashkërisht që sot të jetë dita e fundit e Steve në pozitë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. “Ne jemi të lumtur për shërbimin e tij dhe i urojmë më të mirën”, ka shtuar tutje ajo. Një burim i familjarizuar me vendimin, ka thënë se vendimi ka qenë duke u shqyrtuar për një kohë, duke i dhënë mundësi Bannon qëtë largohet vet. “Presidenti e ka marrë këtë vendim gjatë javëve të kaluara”, ka shtuar burimi. Bannon e ka dëmtuar qëndrimin e tij, duke dhënë një intervistë për revistën American Prospect, gjatë kësaj jave, në të cilën është dukur se ai e ka nënvlerësuar pozicionin e Trumpit, përballë Koresë Veriore. Ai ka thënë se shqyrtimi i një aksioni ushtarak nuk është opsion real i Shteteve të Bashkuara në Kore.