Koreja e Veriut kërcënon sërish Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57472-koreja_e_veriut_kërcënon_sërish_amerikën
Koreja e Veriut duke kërcënuar sërish funksionarët amerikanë, deklaroi se ndryshe nga propagandat e zhurshme të mediave të varura nga Amerika, armët atomike të Phenianit synojnë vetëm SHBA-të dhe nuk kërcënojnë pjesën tjetër të botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 19, 2017 14:38 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut kërcënon sërish Amerikën

Koreja e Veriut duke kërcënuar sërish funksionarët amerikanë, deklaroi se ndryshe nga propagandat e zhurshme të mediave të varura nga Amerika, armët atomike të Phenianit synojnë vetëm SHBA-të dhe nuk kërcënojnë pjesën tjetër të botës.

Gazeta Rodong Sinmun, organ i Partisë Komuniste të Koresë së Veriut që pasqyron pikëpamjet e qeverisë së Phenianit, shkruante sot se “armët atomike të Koresë Veriore synojnë t’u përgjigjen kërcënimeve të SHBA dhe në asnjë mënyrë nuk do të kërcënojnë ndonjë vend tjetër”. Pheniani zyrtar ka deklaruar se është detyruar të prodhojë armë atomike vetëm për shkak të kërcënimeve dhe politikave armiqësore të SHBA dhe se të tilla armatime synojnë parandalimin e një sulmi eventual bërthamor nga ushtria amerikane.