Dënohet heshtja e Shtëpisë së Bardhë ndaj racizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57538-dënohet_heshtja_e_shtëpisë_së_bardhë_ndaj_racizmit
Udhëheqësit e feve myslimane, të krishtera dhe hebraike në San Diego të Kalifornisë dënuan heshtjen e Shtëpisë së Bardhë kundër protestave raciste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2017 12:30 Europe/Tirane
  • Dënohet heshtja e Shtëpisë së Bardhë ndaj racizmit

Udhëheqësit e feve myslimane, të krishtera dhe hebraike në San Diego të Kalifornisë dënuan heshtjen e Shtëpisë së Bardhë kundër protestave raciste.

Gazeta San Diego Union Tribune raporton se udhëheqësit e feve myslimane , të krishtera dhe hebraike në San Diego, në Kaliforni protestuan për indiferencën e Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarëve të qeverisë amerikane ndaj demonstratave të javës së kaluar nga grupet anti-islamike të ekstremit të djathtë dhe grupeve raciste në Charlottesville të Virxhinias. Udhëheqësit fetarë nga më shumë se 10 organizata u mblodhën në Kishën e Shën Palit në San Diego për të dënuar demonstratat anti-islame dhe raciste si dhe për të shprehur kundërshtimin ndaj racizmit, urrejtjes dhe dhunës ndaj të tjerëve.Shumë prej udhëheqësve fetarë e kritikuan presidentin e SHBA-së Donald Trump, për mosmarrjen e hapave të nevojshëm për të kundërshtuar islamofobinë dhe aktet e dhunshme raciste.