Protestë masive kundër racizmit në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57550-protestë_masive_kundër_racizmit_në_shba
Një javë pas dhunës raciste në Virxhinia, rreth 40,000 protestues manifestuan në rrugët e Bostonit duke dënuar dhunën raciste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2017 14:57 Europe/Tirane
  • Protestë masive kundër racizmit në SHBA

Një javë pas dhunës raciste në Virxhinia, rreth 40,000 protestues manifestuan në rrugët e Bostonit duke dënuar dhunën raciste.

Protesta u organizua nga një grup aktivistësh politikë konservatorë dhe nga mbështetës të grupeve anti-raciste dhe anti-fashiste në Boston. Pjesëmarrësit në demonstratë mbajtën flamuj dhe parulla ku dënonin aktet e  racizmit dhe fashizmit dhe hodhën slogane kundër këtyre fenomeneve. Protesta anti-raciste e Bostonit u organizua nën masat e rrepta të sigurisë dhe ndërhyrja e policisë u bë shkak i fillimit të përleshjeve. Njoftohet se gjatë përleshjeve 2 protestues u plagosën dhe 27 vetë u arrestuan. Presidenti i SHBA Donald Tramp mbrojti veprimin e policisë së Bostonit për të shtypur protestën anti-raciste. Heshtja e presidentit amerikan Donald Trump në dënimin e akteve raciste është kritikuar gjerësisht në SHBA dhe në vende të tjera në botë.