Senatorët amerikanë kundër Trump
Senatorët amerikanë i janë kundërvënë presidentit Donald Trump për shkak të deklaratave të tij raciste.
Senatorët republikanë dhe demokratë, përfshirë John McCain, Jebb Bush, Marko Rubio, Pol Ryan e të tjerë, kanë dënuar ashpër supremacistët e bardhë dhe fjalët e Presidentit, duke thënë se s’mund të ketë barazi morale mes protestave kundër racizmit dhe atyre pro tij. Republikanët u ndjenë të fyer kur Trump u duk se mbrojti organizatorët. “Mendoj se duhen fajësuar të dyja palët. Në çdo histori, ka dy anë”, ishte përgjigja e Trump për gazetarët, në një konferencë të tensionuar shtypi. Bostoni ka organizuar protesta kundër racizmit. Iniciatorët e këtij organizimi në Boston, shpjeguan se nisma ishte për tu solidarizuar me njerëzit Virxhinia, pas protestave ne Charlotsville. Protestuesit, qe mbushen rrugët e paralizuan trafikun ne Boston, mbanin ne duar moto me mbishkrime si “Jo Trumpit, jo racizmit” ,” Amerikanet kundër urrejtjes” “Supermacia e Bardhe poshte”. Nisma, për ketë proteste me shume simbolike e me natyre paqësore u mbajt ne disa prej qendrave me te rëndësishme te Bostonit. Protestuesit kishin shprese se nisma e tyre mund te kthehet edhe ne një platformë kundër propagandës raciste. Organizatoret e Bostonit i ftuan “liberalet, konservatoret, tradicionalet, e liberalet klasike, madje edhe mbështetësit e Trump, qe te ushtrojnë te drejtën e te folurit lirshëm.