Papa kërkon të drejtën e shtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve
“Në respekt të së drejtës universale të njeriut, fëmijëve të emigrantëve që në lindje i duhet njohur dhe çertifikuar e drejta e nënshtetësisë”, ka deklaruar Papa Francesku gjatë meshës së sotme mbajtur në sheshin Shën Pjetro në Vatikan.
“Statusi i pashtetësisë në të cilën gjënden jo pak herë emigrantët e refugjatët mund të shmanget lehtësisht me anë të legjislacionit të nënshtetësisë dhe në përputhje me parimet themelore ndërkombëtare të së drejtës së njeriut”, tha Ati i Shenjtë duke dhënë dhe mesazhin e tij se Dita Botërore e Emigrantit do të celebrohet më 14 janar 2018.“Sfidat e shumta të emigracionit bashkëkohor, tha Papa Francesku në apelin e tij, duhen përballur me bujari, mencuri, përulësi e largëpamësi e secili brenda mundësive të tij! Mikpritje, mbrojtje, e promovimi e integrimi i figurës së emigrantit e refugjatit është tema e mesazhit të Atit të Shenjtë për Ditën Botërore të Emigrantit 2018. Menjëherë pas apelit të Papa Francesjut nuk kanë munguar polemikat nga politika italiane. Ka reaguar kundër këtij apeli lideri i Lidhjes së Veriut Matteo Slavini i cili në një postim në facebook shkruan se “të drejtën e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve Papa Franceku ta aplikojë në Shtetin e tij në Vatikan. Italia nuk mund të mikpres e të mbaj gjithë botën.”