NATO kërkon transparencë nga Rusia
Në vazhdën e tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) i bëri thirrje Moskës për të treguar më shumë transparencë në kryerjen e manovrave ushtarake të saj.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një intervistë me gazetën gjermane Frankfurther Algemeine tha se Moska, ashtu si vendet e NATO-s, duhet të kryejë të gjitha manovrat e saj me lejen e OSBE-së. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shtoi se rreziku i keqkuptimeve dhe tensioneve midis NATO-s dhe Rusisë duhet të zvogëlohet. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leine, gjithashtu tha më parë se NATO do të reagonte në mënyrë adekuate ndaj veprimeve të Rusisë. Rusia që nga viti 2015, ka zhvilluar manovra të ndryshme, pas rritjes së tensioneve me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara pranë kufijve të saj. Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë tensionuar ndjeshëm pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Rusia . Rusia gjithashtu ka theksuar vazhdimisht se do të reagojë ndaj veprimeve kërcënuese të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj pranë kufijve rusë.