Shkatërrime nga uragani Harvey
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57956-shkatërrime_nga_uragani_harvey
Teksasi u godit dje nga “përmbytje katastrofike dhe kërcënuese për jetën nga uragani Harvey”, deklaroi Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 27, 2017 07:50 Europe/Tirane
  • Shkatërrime nga uragani Harvey

Teksasi u godit dje nga “përmbytje katastrofike dhe kërcënuese për jetën nga uragani Harvey”, deklaroi Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara.

Harvey është stuhia më e ashpër që goditi Shtetet e Bashkuara në më shumë se një dekadë – me erëra prej 209 km në orë.  Zona të bregut të Teksasit u goditën për orë të tëra nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyer përpara se erërat të uleshin në kategorinë e parë. Disa banorë dyshohet të jenë bllokuar në ndërtesat e shkatërruara, ndërkohë që ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Shira të rrëmbyeshëm priten në vijim. Deri në 101 cm shi ka rënë në disa zona të bregut të mesëm dhe të sipërm të Teksasit, tha qendra e stuhive (NHC). Zonat bregdetare gjithashtu u përmbyten nga stuhitë gjatë valës së lartë. Asnjë viktimë nuk është konfirmuar, por zyrtarët vunë në dukje se ekipet e emergjencës nuk mundën të dilnin në shumë zona, për shkak të erërave të forta. Stuhia parashikohet të lëvizë nëpër një brez të gjerë 600 kilometrash të bregdetit të Teksasit.