Gusht 27, 2017 07:52 Europe/Tirane
  • Lufta e dytë e ftohtë nga pikëpamja e Sigmar Gabriel

Sigmar Gabriel, ministër i jashtëm i Gjermanisë, është shprehur për kushtet e rënda të garës së armatimeve bërthamore mes lindjes dhe perëndimit dhe ka paralajmëruar mbi mundësinë e nisjes së luftës së dytë të ftohtë.

Shefi i diplomacisë gjermane, tha se për momentin ne ndodhemi në një garë armatimi bërthamor mes perëndimit dhe lindjes. Ai përmendi tensionet midis Amerikës dhe Rusisë si dy fuqi bërthamore në botë dhe shtoi se vazhdimi i këtij procesi do të shkaktoi ngritjen e të tjera qendrave bërthamore nga fuqitë e tjera dhe kjo do të minojë paqen, stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare. Numri i armëve atomike në botë ka rënë, por megjithatë fuqitë atomike synojnë modernizimin e arsenalit aktual. Sipas Sigmar Gabriel asnjë fuqi atomike nuk do ta dorëzojë arsenalin bërthamor në një të ardhme të afërt. Numri i armëve atomike është ulur vitin e kaluar – ndërkohë që investimet në modernizimin e arsenalit bërthamor janë rritur. Ky është konkluzioni i raportit të Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, SIPRI. Shefi i diplomacisë gjermane, tha se SHBA dhe Rusia kanë 93% të arsenalit atomik në botë. Në fillim të vitit 2017 nëntë shtete kanë pasur në zotërim 14.935 koka bërthamore, një rënie e dukshme krahasuar ne vitin e kaluar, kur kjo shifër ishte 15.395. Reduktimi i tyre lidhet me përpjekjet e SHBA dhe Rusisë që zotërojnë 93% e arsenalit bërthamor botëror. Megjithatë 9 fuqitë botërore kanë zhvilluar sisteme të reja mbajtëse apo stacionimi, ose e kanë paralajmëruar një gjë të tillë. 9 shtetet atomike të botës janë SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut. SHBA do të modernizojë arsenalin bërthamor, sipas vendimit të marrë nga presidenti Donald Trump. “Me gjithë përparimet e bëra në negociatat ndërkombëtare për ndalimin e armëve atomike të nëntë fuqitë botërore kanë programe modernizimi”, thotë shefi i diplomacisë gjermane. “Kjo të le të kuptosh që asnjë nga këto shtete nuk do të jetë i gatshëm të dorëzojë arsenalin e armëve bërthamore në një të ardhme të afërt.” Sidomos SHBA është e gatshme që nga viti 2017-2024 të shpenzojë 400 miliardë dollarë për të modernizuar armët bërthamore. Në BE vetëm dy vende kanë armë bërthamore, Britania e Madhe dhe Franca. Në janar arsenali britanik përbëhej nga 215 koka bërthamore, nga të cilat 120 konsiderohen të afta për veprim. Franca zotëron 300 koka bërthamore. Si Britania e Madhe edhe Parisi kanë sinjalizuar se do të modernizojnë programet bërthamore. Ndër vendet aziatike me një arsenal të fuqishëm llogaritet Kina me rreth 720 koka bërthamore. Pakistani renditet i dyti me rreth 140 koka dhe më pas India me 130 koka bërthamore. Sipas vlerësimit të instituteve ndërkombëtare: “Rusia ka filluar një program mondernizimi, i cili fokusohet tek cilësia e armëve atomike dhe jo zgjerimi i tyre.” Ndërkohë edhe India e Pakistani bëjnë përpjekje për të zgjeruar fuqinë nukleare si në tokë ashtu edhe në det. “Rusia po zgjerojnë kapacitetet prodhuese ushtarake për material atomik në një masë të tillë që në dekadën e ardhshme kjo mund të çojë në zgjerim të ndjeshëm të arsenalit të saj bërthamor”, analizon raporti i Institutit për Studimet e Paqes me qendër në Stokholm. Sipas Sigmar Gabriel, ministër i jashtëm i Gjermanisë kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme pasi shton  mundësinë e nisjes së luftës së dytë të ftohtë.

 

Tags