Raketa balistike e Koresë së Veriut shqetëson Japoninë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58096-raketa_balistike_e_koresë_së_veriut_shqetëson_japoninë
Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë balistike, duke shtuar edhe më shumë tensionet në gadishullin Korean. Një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi Japoni, duke vënë në alarm shtetin ishullor.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Gusht 29, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • Raketa balistike e Koresë së Veriut shqetëson Japoninë

Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë balistike, duke shtuar edhe më shumë tensionet në gadishullin Korean. Një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi Japoni, duke vënë në alarm shtetin ishullor.

Raketa kaloi mbi veriun e Japonisë, ku autoritetet u bënë thirrje banorëve të ishullit Hokaido, që  të strehoheshin për t’u mbrojtur. Qeveria japoneze bëri me dije se ushtria nuk u përpoq ta qëllonte raketën nga vendi komunist, e cila mendohet të jetë rrëzuar në një pikë ende të panjohur në det. Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut  hedh një raketë me trajektore mbi Japoni. Një rast i ngjashëm ndodhi më 1998-ën, por lëshimi i raketës së fundit vjen në një kohë tensionesh të mëdha në Azi dhe pas kërcënimeve të Penianit për të fluturuar raketa mbi Japoninë dhe drejt ishullit amerikan të Guamit.