Turqia po largohet me hapa gjigandë nga Evropa
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58140-turqia_po_largohet_me_hapa_gjigandë_nga_evropa
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker theksoi sot se Turqia, që po shkakton shqetësime të forta mbi të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, po largohet me hapa gjigandë nga Evropa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 29, 2017 15:35 Europe/Tirane
  • Turqia po largohet me hapa gjigandë nga Evropa

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker theksoi sot se Turqia, që po shkakton shqetësime të forta mbi të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, po largohet me hapa gjigandë nga Evropa.

Juncker deklaroi gjithashtu  se “dyshon që Erdogan kërkon të shtyjë Evropën që t’i thotë se kërkon t’u japë fund negociatave për të shkarkuar gjithë përgjegjësinë mbi Bashkimin Evropian dhe jo mbi Turqinë”. “Turqia po largohet me hapa gjigandë nga Evropa”, shtoi ai gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Bashkimit Evropian. Negociatat për aderim të Turqisë në BE, që kanë filluar në vitin 2005, janë sot në një pikë të vdekur. Megjithatë edhe një maxhorancë e vendeve evropiane nuk dëshiron aktualisht të bëjë hapin e pezullimit formal, duke iu trembur një thyerje përfundimtare me një partner kyç mbi dosjen e refugjatëve dhe në luftën antiterrorizëm.