Diferencë pikëpamjesh mbi racizmin në Amerikë
Sondazhet më të fundit të zhvilluara në Amerikë, reagojnë se në shoqërinë amerikane ekziston diferencë pikëpamjesh dhe mendimesh lidhur me fenomenin e racizmit.
Sipas një njoftimi të kanalit CNN, instituti statistikor Galup, në sondazhin e tij të fundit në muajin gusht është shprehur se 6 nga 10 amerikanë të anketuar janë të mendimit se racizmi ndaj zezakëve në Amerikë është tepër i lartë. Në këtë sondazhi 82% e zezakëve përballë 56% të të bardhëve çështjen e racizmit e konsiderojnë serioze. Sondazhet e universitetit Kevin Pyach gjithashtu tregojnë se dy nga tre jo të bardhë (65 përqind) janë të shqetësuar për diskriminimin dhe dhunën kundër minoriteteve gjatë presidencës së Donald Trump, e cila është rreth 43 përqind më shumë sesa ndaj të bardhëve. Në Amerikë shoqëria jo e bardhë përbëhet nga zezakët, hispanikët, aziatikët, indianët dhe banorët e ishujve të oqeanit Paqësor. Gjatë presidencës së tij shtatë mujore presidenciale, Trump ka ndjekur një qëndrim anti-emigracion, ka mbështetur demonstratat e dhunshme nga grupet raciste në shtetin e Virxhinias dhe i ka dhënë amnistinë sherifit racist të Arizonës.