Hapat e rinj të Donald Trump kundër Rusisë në fushën ushtarake
(last modified Wed, 30 Aug 2017 07:24:33 GMT )
Gusht 30, 2017 09:24 Europe/Tirane

Një nga veprimet e dukshme të Amerikës kundër Rusisë pas krizës në lindje të Ukrainës në vitin 2014 ishte rritja e pranisë ushtarake në Evropën Lindore me vendosjen e pajisjeve të reja dhe shtimin e trupave ushtarake. Megjithatë, Presidenti i SHBA Donald Trump kohët e fundit mori masa për rritjen akoma më të madhe të pranisë ushtarake në Ukrainë dhe si rezultat në Detin e Zi.

Në këtë drejtim, Shtetet e Bashkuara filluan punën për ndërtimin e qendrës së saj detare operative në Ukrainë që është në kuadër të planeve për të forcuar praninë ushtarake në Detin e Zi dhe ekspeditën ushtarake kundër Rusisë. Qendra do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e operacioneve detare dhe ushtrimeve në det të hapur në Detit e Zi. Qendra e Operacioneve Detare në Ukrainë po ndërtohet në kuadrin e programit të asistencës së Uashingtonit. Plani mbështetet nga qeveria perëndimore e Kievit, e cila ka ftuar Shtetet e Bashkuara të rrisin praninë e tyre ushtarake në rajon me qëllim të përballjes me Rusinë. Gjithashtu ekziston mundësia që flota e SHBA të marrë kontrollin e bazës detare të Ochacovës dhe ta përdorë atë për të përmbushur objektivat e  veta në Detin e Zi.

Qeveria perëndimore-ukrainase prej kohësh ka kërkuar  rritjen e pranisë së NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara në vend me pretekstin e përballjes me kërcënimet dhe veprimet e Rusisë. Në këtë drejtim, parlamenti ukrainas lëshoi ​​një leje në janar 2017 duke autorizuar praninë e trupave të huaja dhe pajisjeve ushtarake të huaja në vend. Ligji lejon praninë e trupave të huaja në vend dhe eliminon pengesat ligjore për ushtrime të përbashkëta me Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe Shtetet e Bashkuara dhe në këtë mënyrë hapi rrugën për futjen e trupave të huaja gjatë viti 2017 dhe kryerjen e ushtrime ushtarake në këtë vend. Veprimi i parlamentit të Ukrainës, i cili hapi rrugën pranisë zyrtare të forcave të huaja ushtarake në vend, u bazua në thelb në kërkesën e presidentit të orientuar nga perëndimi, Petro Poroshenko. Poroshenko i bëri thirrje parlamentit të autorizojë planin e tij për të futur trupat e huaja brenda vendit në mënyrë që këto trupa të marrin pjesë në manovrat e vitit 2017. Ligji përfshin forcat ushtarake amerikane dhe të  shteteve të tjera anëtare të NATO-s dhe vendet që marrin pjesë në programin e paqes. Brenda këtij kuadri, rreth 3,000 trupa me një larmi automjetesh luftarake u futën në Ukrainë. Qeveria pro-perëndimore ukrainase, në fakt, sinjalizoi mosrespektimin e Linjës së Kuqe të Sigurisë së Rusisë, nga ana e Kievit. Tani, me lejen e ndërtimit të Qendrës së Operacioneve Detare të SHBA-së në portin e Odessas, Ukraina ka shkelura një nga vijat e kuqe të Rusisë në rajonin e Detit të Zi, e cila kundërshton seriozisht çdo prani të huaj ushtarake në ujërat e Detit të Zi.

NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, po zhvillon ushtrime javore dhe praktikon mënyra të ndryshme për t'u përballur me agresionet e armatosura. Rusia, këto ushtrime dhe manovra ushtarake që janë shtuar  pas fillimit të krizës së Ukrainës në vitin 2014, i ka cilësuar kërcënim për sigurinë e saj dhe ka paralajmëruar se do të japë përgjigje duke kryer ushtrime reciproke. Qëllimi i Shteteve të Bashkuara është rritja pranisë së NATO-s në Detin e Zi, për të kufizuar dhe ushtruar presione mbi Rusinë dhe për të izoluar Moskën në Detin e Zi. Uashingtoni, në këtë drejtim, përdor një sërë aftësish dhe aleatët e tij në NATO. Në të vërtetë, Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë kërkuar një prani të përhershme në Detin e Zi. James Foggo, ndihmës Komandant i Marinës së SHBA në Evropë në shtator 2015 ka thënë: Duke qenë se rajonet në Detin e Zi janë të rëndësishme, Uashingtoni po kërkon të zgjerojë prezencën e tij të përhershme në rajon. Ai theksoi se ushtria amerikane po përpiqet të kthejë në diçka normale praninë e saj në Detin e Zi duke bërë vizita të rregullta. Admirali James Foggo theksoi se në vitin 2014 Amerika ka stabilizuar praninë në Detin e Zi, në kohën kur ajo ishte vazhdimisht aktive në Mesdhe. Ai tha se prej asaj kohe për stabilizimin e pranisë ushtarake në rajon, janë kryer manovra dhe ushtrimeve të rregullta dhe të shpeshta ushtarake në bashkëpunim me forcat detare të zonës. Ndër masat e marra nga Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët e saj për të stabilizuar praninë e tyre ushtarake në Detin e Zi, janë ushtrimet detare vjetore të quajtur Sea Breeze “flladi i detit” të cilat filluan në vitin 1997 dhe vëllimi i tyre është shtuar për çdo vit. Njoftimi i vendimit amerikan për t'u angazhuar përgjithmonë në Detin e Zi, që tradicionalisht ka qenë sfera e ndikimit të Rusisë, është një lloj lufte e Uashingtonit me Moskën në këtë zonë të rëndësishme detare.

Që nga viti 2014, veprimet e SHBA në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe në rajonin e Detit të Zi , janë formuar në bazë të dy çështjeve kryesore. Së pari është cëstja e pretendimeve të zyrtarëve politikë dhe ushtarakë të Uashingtonit rreth rrezikut serioz të Rusisë pas nisjes së krizës ukrainase. Kriza ukrainase dhe konfrontimi ushtarak i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në kuadrin e NATO-s me Rusinë, janë bërë që atmosfera paqësore e Evropës pas Luftës së Ftohtë, të pësojë disa ndryshimeve dhe liderët evropianë dhe amerikanë, veçanërisht në samitin e NATO-s në vitin 2014 të bien dakord për krijimin e një force, si përgjigje e shpejtë ndaj Rusisë në Evropën Lindore. Gjithashtu në deklaratën përfundimtare, pas takimit të NATO-s në korrik 2016 në Varshavë, pjesëmarrësit shprehën nevojën për të forcuar praninë ushtarake të aleancës në vendet e Baltikut dhe Evropën Lindore me vendosjen e katër batalioneve të NATO-s në shtetet baltike dhe Poloni. Përveç kësaj ata ranë dakord për zbatimin e planit për instalimin e sistemeve anti-raketore në Evropë. Sfondi i kësaj qasjeje duket se është qëndrimi i NATO-s ndaj Rusisë. NATO-ja në përgjithësi ka ndjenjë mosbesimi ndaj Rusisë. Por kjo ndjenjë mosbesimi ndaj Rusisë ndryshon sipas vendndodhjes gjeografike dhe kushteve historike të vendeve anëtare të NATO-s. Vendet e Evropës Lindore, në veçanti Polonia dhe treshja baltike, gjeografikisht afër me Rusinë, nuk kanë aspak besim tek Moska.

Çështja e dytë është shpallja e një strategjie të re ushtarake amerikane në korrik 2015. Në strategjinë e re ushtarake të SHBA-së, duke pasur parasysh krizën në Ukrainë dhe konfrontimin gjithëpërfshirës ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit në formën e kundërshtimit të Rusisë ndaj NATO-s në Evropën Lindore, rreziku i një lufte me Rusinë ka më shumë gjasa se kurdoherë tjetër. Faktet tregojnë se Rusia në mënyrë të përsëritur ka treguar se sovraniteti i saj nuk respektohet dhe se është e përgatitur të përdorë forcën për të arritur qëllimet e saj. Në këtë drejtim, Amerika me pretekstin e mbështetjes së aleatëve të saj në Evropën Lindore, si Rumania dhe Bullgaria, po kërkon një prani të përhershme detare në rajonin e Detit të Zi. Por kjo nuk është diçka që Rusia mund ta pranojë lehtë. Selia e flotës ruse në Detit të Zi, është një nga qendrat më të rëndësishme të këtij vendi. Ajo është e vendosur në portin e Sevastopolit, në gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në shkurt të vitit 2014. Nga këndvështrimi i Rusisë, prania e forcave detare perëndimore dhe i forcave ushtarake të tyre në det, përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë dhe për këtë Moska ka paralajmëruar vazhdimisht NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Në fakt, kriza ukrainase ka forcuar praninë e marinës së NATO-s në Detin e Zi, Detin Baltik dhe Mesdheun dhe si rezultat strategët rusë theksojnë se kërcënimet detare nga blloku perëndimor janë rritur, veçanërisht në kufijtë detarë perëndimorë të Rusisë. Kjo është arsyeja pse doktrina e re detare ruse thekson forcimin e pranisë së saj në Detin e Zi. Si rezultat kjo është një shenjë e qartë e forcimit të pranisë dhe rritjes së gatishmërisë ushtarake të forcave detare të Rusisë për t'u përballur me kërcënimet e NATO-s, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, Moska, duke shfrytëzuar si pretekst forcimin praninë e së NATO-s në Detin e Zi, ka ndërmarrë një tjetër hap për përforcimin e pranisë së saj ushtarake në rajonin e Kaukazit, tek i cili Rusia ka interesa jetike.

Reagimi i aspër i rusëve ndaj rritjes së pranisë së forcave detare të NATO-s në Detin e Zi është i kuptueshëm duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë e kësaj zone detare për Moskën. Në fakt, Deti i Zi është oborri i qetë i Rusisë dhe këtë e tregon prania e bazës më të madhe të flotës ruse në Detin e Zi, e cila konsiderohet si njësia më e fuqishme e marinës ruse. Megjithatë, NATO tashmë ka marrë masa serioze për të ndërtuar një baze detare në këtë det brenda kuadrit të përpjekjeve për forcimin e pranisë ushtarake në Evropën Lindore. Në këtë drejtim, qeveria rumune po negocion me NATO-n për të krijuar bazën e saj në Detin e Zi. Rumania, një anëtare e re e NATO-s në Evropën Lindore, u bashkua me aleancën ushtarake në vitin 2004, duke bërë thirrje për praninë e amerikanëve, gjermanëve, italianëve dhe turqve në bazat detare të Detit të Zi dhe krijimin e një flote të ngjashme me flotën që vepron prej dy vitesh në Detin e Zi. Petro Poroshenko, presidenti i Ukrainës, mirëpriti krijimin e bazës detare  të NATO-s në Detin e Zi dhe deklaroi se nëse një flotë e tillë krijohet forcat ukrainase do të jenë pjesë e saj. Megjithatë duhet të rikujtohet se formimi i kësaj flote do t'i nënshtrohet vendimit përfundimtar të Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë, sepse, sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, anijet detare nga vendet jashtë Detit të Zi nuk mund të qëndrojnë në këtë det më shumë se 21 ditë. Irakali Aladashvili, kryeredaktor i revistës analitike ushtarake Arsenal të Gjeorgjisë, thotë se sipas Konventës Montreux prania e anijeve ushtarake të huaja në Detin e Zi, është e ndaluar. Përkundër këtyre çështjeve, përpjekjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s për të rritur praninë e tyre ushtarake në Detin e Zi dhe krijimin e një qendre operative në portin Odessa, tregojnë se qeveria Trump jo vetëm që nuk ka hedhur ndonjë hap drejt zvogëlimit të tensioneve me Rusinë, por me masa të tilla si nënshkrimi i ligjit për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe rritja e konfrontimit ushtarak me Rusinë në rajonin e Evropës Lindore, veçanërisht në rajonin e Detit të Zi, po i shtyn tensionet e Uashingtonit me Moskën, drejt një tensioni ushtarak. Sipas ekspertit politik Hadi Molavinia, , Rusia deri tani ka treguar se nuk dorëzohet përballe kërkesave të sanksioneve amerikane dhe njëkohësisht me rritjen e pranisë ushtarake të Perëndimit pranë kufijve të saj, ajo ka përpiluar një axhendë duke shtuar numrin e njësive ushtarake, duke bërë transferimet ushtarake dhe duke rritur aftësinë mbrojtëse ushtarake të saj, si dhe duke rinovuar armatimet dhe duke prodhuar armë të reja.

 

Tags