Koreja Veriore dënon me vdekje 4 gazetarë jugkoreanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58214-koreja_veriore_dënon_me_vdekje_4_gazetarë_jugkoreanë
Koreja e Veriut ka dënuar me vdekje katër gazetarë të Koresë së Jugut për shkak se kanë analizuar një libër, të cilin Koreja e Veriut  e konsideron ofendues.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 31, 2017 15:19 Europe/Tirane
  • Koreja Veriore dënon me vdekje 4 gazetarë jugkoreanë

Koreja e Veriut ka dënuar me vdekje katër gazetarë të Koresë së Jugut për shkak se kanë analizuar një libër, të cilin Koreja e Veriut  e konsideron ofendues.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP nga Seuli,  gazetat Chosun Ilbo dhe Dong Ilbo, dy gazeta konservatore jugkoreane, kanë analizuar librin me titull "Misteret e Koresë së Veriut", të botuar së pari nga dy gazetarë britanikë me bazë në Korenë e Jugut në vitin 2015. Koreja e Veriut e ka përshkruar librin si fyerje dhe ka dënuar me vdekje katër gazetarë të përfshirë në analizimin e këtij libri. Gjykata e Koresë së Veriut tha në një deklaratë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të vendit se një gazetar nga çdo gazetë dhe krerët e të dyja botimeve do të ekzekutohen. Sipas deklaratës, të dënuarit nuk kanë të drejtë të apelojnë dënimet dhe dënimi me vdekje do të zbatohet në çdo kohë dhe vend. Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut ka nxjerrë dënime me vdekje ndaj shtetasve të Koresë së Jugut.