Hyn në fuqi Marrëveshja e Asociimit midis Ukrainës e BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58243-hyn_në_fuqi_marrëveshja_e_asociimit_midis_ukrainës_e_be_së
Marrëveshja e Asociimit që forcon lidhjet midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, ka hyrë në fuqi sot, duke i dhënë fund dramës politike rreth saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 01, 2017 14:32 Europe/Tirane
  • Hyn në fuqi Marrëveshja e Asociimit midis Ukrainës e BE-së

Marrëveshja e Asociimit që forcon lidhjet midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, ka hyrë në fuqi sot, duke i dhënë fund dramës politike rreth saj.

Në vitin 2013, ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka hequr dorë nga kjo marrëveshje, duke nxitur protesta në rrugë, të cilat kanë çuar më pas në rrëzimin e tij nga pushteti. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, përmes një postimi në Facebook, tha se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Asociimit konfirmon të ardhmen që ka zgjedhur populli ukrainas në Revolucionin e Dinjitetit. Poroshenko e ka nënshkruar këtë marrëveshje në qershor të vitit 2014.