25 mijë takfiristë në Britaninë e Madhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58264-25_mijë_takfiristë_në_britaninë_e_madhe
Koordinatori i çështjeve për luftë kundër terrorizmit në Bashkimin Evropian paralajmëroi se Britania e Madhe aktualisht është shtëpi strehuese për 25 mijë takfiristë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 02, 2017 04:04 Europe/Tirane
  • 25 mijë takfiristë në Britaninë e Madhe

Koordinatori i çështjeve për luftë kundër terrorizmit në Bashkimin Evropian paralajmëroi se Britania e Madhe aktualisht është shtëpi strehuese për 25 mijë takfiristë.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Gilles de Kerchove deklaroi se prania e këtij numri të madh të ekstremistëve mund ta përballë me kërcënime terroriste Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Ky funksionar evropian theksoi se Britania e Madhe ka numrin më të madh të ekstremistëve takfirist të identifikuar në Evropë. Vlen të theksohet se Britania e Madhe gjatë muajve të kaluar u përball me sulme terroriste të papara. Niveli i paralajmërimit për sulme terroriste në Britaninë e Madhe që nga gushti i vitit 2014, ka arritur në nivelin e lartë, do të thotë në nivelin e katërt nga pesë nivelet e kësaj fushe. Kjo do të thotë se në këtë vend ekzistojnë gjasa shumë të mëdha për kryerjen e sulmeve terroriste. Vendet evropiane të cilat nuk kanë kursyer kurrfarë përpjekjesh për të ndihmuar terroristët në rajonin e Lindjes së Mesme, sidomos terroristët që veprojnë në Siri dhe Irak, aktualisht me kthimin e pjesëtarëve evropianë të grupit terrorist ISIS në Evropë, ato po përballen me sulme terroriste.