Merkel kritikon ashpër arrestimin e shtetasve gjermanë në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58313-merkel_kritikon_ashpër_arrestimin_e_shtetasve_gjermanë_në_turqi
Kancelarja gjermane ka kritikuar ashpër arrestimin e disa shtetasve të tjerë gjermanë në Turqi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 03, 2017 10:50 Europe/Tirane
  • Merkel kritikon ashpër arrestimin e shtetasve gjermanë në Turqi

Kancelarja gjermane ka kritikuar ashpër arrestimin e disa shtetasve të tjerë gjermanë në Turqi.

Gazeta “Meliet” e Turqisë njoftoi se Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, të shtunën vuri në dukje arrestimin e dy shtetasve të tjerë gjermanë të enjten në aeroportin e Antaliasë të Turqisë dhe deklaroi se arrestimet e tilla janë plotësisht të pabaza dhe pas zhvillimeve të fundit, Berlini nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të rishikojë marrëdhëniet e tij me Ankaranë. Ndërkohë Kandidati për kancelar i Të Gjelbërve, Cem Özdemir deklaroi se “koha e përkëdhelisë ka marrë fund”. Tani duhet të ketë deklarata të qarta kundër Erdoganit, si psh. jo zgjerim të unionit doganor. Özdemir e quajti Erdoganin një “pengmarrës, që burgos njerëz për të ushtruar presion ndaj nesh”. E vetmja gjuhë që kupton Erdogani, është “gjuha e parasë”, është shprehur opozitari Özdemir për gazetën gjermane “Münchner Merkur”. Edhe politikanja e majtë, Sevim Dagdelen ka kërkuar që të marrë fund “politika zbutëse e ministrit të Jashtëm, Sigmar Gabriel dhe kancelares Merkel”, kërkon ajo në gazetën gjermane, “Bild”. Edhe kreu i partisë kristiansociale, CSU, Horst Seehofer shprehet, se „kjo është një seri shkeljesh kundër idesë bazë evropiane për shtetin ligjor”. Seehofer kërkon në gazetën Nürnberger Nachrichten që “BE dhe qeveria gjermane të dërgojnë sinjale të qarta”. Duhet të ndërpriten negociatat e anëtarësimit me Turqinë, po ashtu edhe ndihmat financiare si përgatitje për anëtarësimin, që pritet të përbëjnë 4,2 miliardë euro në vitet e ardhshme. Po ashtu nga politikanë të partive të ndryshme gjermane kërkohet që të lëshohet një paralajmërim për udhëtimet në Turqi. Turistët duhet të heqin dorë nga prenotimet pa kosto, kërkoi Cem Özdemir nga Të Gjelbrit.