SHBA: Me Korenë e Veriut nuk vlen diplomacia
“Me Korenë e Veriut, diplomacia është e kotë”, shkruan Donald Trump në Twitter pas testit të gjashtë e më të fuqishëm bërthamor të vendit komunist.
“Fjalët dhe veprat e këtij vendi të papërgjegjshëm vazhdojnë të jenë armiqësorë dhe tejet të rrezikshme për SHBA-në. Peniani, thotë Trump, është kthyer në një kërcënim madhor dhe në një telash për Kinën, që po përpiqet të ndihmojë, por pa ndonjë sukses real. Pekini, Seuli, Tokio e Moska e kritikuan ashpër provën e radhës së vendit komunist, e cila shkaktoi një termet prej 6,3 ballësh, të pasuar dhe nga një lëkundje e dytë, e një intensiteti me të ulët. Ministria e Jashtme ruse u shpreh thellësisht e shqetësuar nga episodi i konsideruar prej saj si një tjetër shembull i shpërfilljes që tregon Peniani ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rezolutave të tij. Por Rusia sërish i meshon nevojës për rikthimin në rrugën e dialogut dhe negociatave, pikërisht ajo që në këtë pike nuk e bind me shefin e Shtëpisë së Bardhë. Paralajmërime ndaj Koresë se Veriut janë dhënë plot, por të gjitha kanë rënë në vesh të shurdhër. “Eventi këtë herë ka qenë shumë më i madh se ato që kemi parë deri tani dhe mund të jetë tregues i faktit që ata po e avancojnë programin e tyre të armeve bërthamore”, deklaron Lassina Zerbo, sekretar i përgjithshëm i CTBTO, Organizata e Traktatit për Ndalimin Gjithëpërfshirës të Provave Bërthamore.