180 miliardë dollarë, dëmet e shkaktuara nga stuhia Harwy
Guvernatori i shtetit të Teksasit në jug të Amerikës, deklaroi se dëmet e shkaktuara nga stuhia Harwy janë rreth 180 miliardë dollarë.
Agjencia e lajmeve njoftoi se Greg Abbott, guvernatori i Teksasit të Amerikës, të dielën tha se dëmet e shkaktuara nga stuhia Harwy janë shumë më të mëdha se sa ato të shkaktuara nga stuhia Katrina në vitin 2005, prandaj ekziston nevoja për një buxhet mbi 120 miliardë dollarë. Ndërkohë Donald Trump, presidenti i Amerikës, javën e kaluara kërkoi nga Kongresi 7.8 miliardë dollarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo stuhi. Stuhia Harwy së fundi ka goditur brigjet lindore të shtetit Teksas në Amerikë dhe më pas ka arritur në shtetin Luiziana duke shkaktuar dëme shumë të mëdha në infrastrukturën e industrisë së naftës dhe gazit.