Macron kundërshton ndërprejren e marrëdhënieve me Turqinë
Presidenti francez tha se vendi i tij nuk dëshiron të shkëpusë lidhjet me Turqinë. Gazeta greke Kathimerini, në një intervistë me presidentin francez Emmanuel Macron, të publikuar të enjten,
theksoi se Franca nuk dëshiron ndërprerjen e marrëdhënieve me Turqinë, sepse e konsideron atë një partner të rëndësishëm në zgjidhjen e shumë krizave me të cilat ballafaqohet Evropa. Presidenti francez, Emmanuel Macron, vizitoi sot Athinën, “për të përcjellë një mesazh besimi ndaj rimëkëmbjes së vendit”. Kështu kanë deklaruar për AFP-në burime nga Pallati Elize, duke shtuar se “duhet ta shoqërojmë Greqinë në këtë fazë më pozitive që po fillon dhe që, siç shpresojmë, simbolizon një fazë të re edhe për Eurozonën”.