Mbyllen dy terminale të aeroportit në Majami
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58579-mbyllen_dy_terminale_të_aeroportit_në_majami
Për shkak të të shtënave me armë zjarri, autoritetet amerikane kanë urdhëruar mbylljen e dy terminaleve të aeroportit në Majami.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2017 06:32 Europe/Tirane
  • Mbyllen dy terminale të aeroportit në Majami

Për shkak të të shtënave me armë zjarri, autoritetet amerikane kanë urdhëruar mbylljen e dy terminaleve të aeroportit në Majami.

Policia amerikane njoftoi se ka pasur të shtëna mes forcave të sigurimit të aeroportit dhe një personi të dyshuar dhe kjo i ka detyruar autoritet përkatëse të mbyllin aeroportin edhe pse nuk ka pasur rrezik për udhëtarët. Mbyllja e aeroportit në Majami ndodh në kohën kur populli amerikan në Florida po boshatis me shpejtësi vendin për shkak të uraganit Irma. Uragani në fjalë deri tani ka marrë jetën e 16 personave.