Kritika e Turqisë ndaj qasjes së BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58603-kritika_e_turqisë_ndaj_qasjes_së_be
Ministri turk për integrim në BE konsideron se qasja e re e BE ndaj bisedimeve të anëtarësimit të Ankarasë është e papranueshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2017 13:30 Europe/Tirane
  • Kritika e Turqisë ndaj qasjes së BE

Ministri turk për integrim në BE konsideron se qasja e re e BE ndaj bisedimeve të anëtarësimit të Ankarasë është e papranueshme.

Omer Chelik, tha se qasja e BE ndaj bisedimeve për anëtarësimin e Ankarasë në Union për "ndalimin dhe fillimin e bisedimeve", është e papranueshme për Ankaranë. Ai shtoi se ajo që është e rëndësishme për Turqinë është vullneti i liderëve më të lartë të BE-së dhe vullneti i tyre për Ankaranë është vendimtar dhe Turqia do të përcaktojë vendimin dhe qëndrimin e saj sipas vendimeve të tyre. Fjalimi i Omer Chelik erdhi ndërsa javën e kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi vendimin për të ndaluar bisedimet mbi pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Tensionet midis zyrtarëve të Berlinit dhe të Ankarasë në muajt e fundit kanë çuar në një numër rastesh, duke përfshirë kundërshtimin ndaj promovimit të një referendumi mbi ndryshimet kushtetuese turke në Gjermani, azilin nga personalitetet e grushtit të shtetit dhe arrestimin e fundit të aktivistit gjerman të të drejtave të njeriut Peter Stodener në Turqi. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur një fjalim në takimin e kryetarëve të qyteteve nga AK Partia me ç’rast në lidhje me politikat e anëtarësimit të Turqisë tha: “Turqia padyshim që nuk ka hequr dorë nga objektivat e saj strategjik të anëtarësimit në BE, të cilat janë politika zyrtare e shtetit. Ne kemi përmbushur dhe përmbushim detyrat tona që nga dita kur kanë nisur negociatat fillimisht për anëtarësimin si kandidat dhe për anëtarësim të plotë. Ne detyrën tonë e kemi kryer”.