OKB kritikon sjelljen e Bashkimit Evropian ndaj krizës së emigrantëve
Komisioneri i lartë i të drejtave të njeriut të OKB ka kritikuar sjelljen e BE ndaj krizës së emigrantëve.
Kanali televiziv Russia Today njoftoi se Zejd Ra'd Al-Husejn, komisioneri i lartë i OKB për të drejtat e njeriut, dënoi mënyrën e trajtimit të krizës së emigrantëve nga ana e Bashkimit Evropian dhe deklaroi se BE ka shkelur të drejtat e emigrantëve. Komisioneri i lartë i të drejtave të njeriut të OKB theksoi se Bashkimi Evropian po përballet me probleme morale dhe ligjore, sepse është mbështetur në bashkëpunimin me gardën bregdetare të Libisë dhe po shkel të drejtat e emigrantëve dhe i konsideron të parëndësishëm të shtënat me armë ndaj emigrantëve dhe ekipeve të shpëtimit. Sipas komisioneri i lartë i të drejtave të njeriut të OKB, forcat e gardës bregdetare në Detin Mesdhe po sulmojnë emigrantët dhe po plaçkitin gjërat e tyre dhe po shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.