Sulm me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58825-sulm_me_gaz_lotsjellës_në_aeroportin_e_frankfurtit
Dhjetëra persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar, pas një sulmi me gaz lotsjellës të ndodhur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2017 13:08 Europe/Tirane
  • Sulm me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit

Dhjetëra persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar, pas një sulmi me gaz lotsjellës të ndodhur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Sipas informacioneve paraprake të lënduarit mësohet se kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe janë kryesisht pasagjerë të cilët ndodheshin në zonën e check -in.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e emergjencës, por deri më tani nuk ka ende të dhëna për numrin e të lënduarve apo rrethanave sesi ndodhi sulmi. Policia dhe zyrtarët e aeroportit thanë në twitter se gazi ishte hedhur nga një person ende i panjohur, ndërsa hetimet vazhdojnë.