Fillojnë manovrat ushtarake në Baltik
Shtator 11, 2017 18:04 Europe/Tirane
Në vazhdën e rritjes së lëvizjeve ushtarake në rajonin e Baltikut, filluan ushtrimet ushtarake suedeze me pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane.
Sipas Associated Press nga Stokholmi, në stërvitjen e madhe, e cila filloi të hënën, 20,000 trupa, duke përfshirë 1,000 trupa amerikane, marrin pjesë në tre sektorë, atë të tokës, detit dhe ajrit. Kjo manovër do të zgjasë tre javë dhe mbahet rreth Ishullit strategjik Gotland në Suedi në detin Batlik dhe në rajonet përreth Stokholmit dhe Gothenburgut.
Tags